TIRANË- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komanduar katër drejtues prokurorish në disa rrethe. Komandimi vjen fill pasi drejtuesit e mëparshëm dhanë dorëheqje.

Sipas informacioneve, mësohet se në prokurorinë e Përmetit është komanduar Arjan Muça, në Lezhë Besim Hajdarmataj, në Tropojë Artur Ismailukaj ndërsa në Dibër, Urim Buci. Sakaq, pak ditë më parë 4 prokurorë të rretheve të sipërcituar dhanë dorëheqjen në një ditë.

Ndërkohë, kryeprokurori Llalla deklaroi se kjo gjë është bërë për rifreskim të stafit drejtues, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndryshime dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

DORËHEQJA
Katër drejtues të Prokurorive në rrethe i dorëzuan rreth 1 javë më parë kërkesën për dorëheqje Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Mësohet se katër prokurorët e dorëhequr ishin ai i Lezhës, Përparim Vukaj; Përmetit, Silvana Pani; Tropojës, Artan Shtrungza dhe Dibrës, Esmeralda Cami.

Zyrtarisht thuhet se dorëheqja është bërë për arsye personale, por jo zyrtarisht thuhet se dorëheqja iu është kërkuar nga drejtues të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: