Katër raketa Katyusha goditën të enjten bazën ajrore Balad, bazën më të madhe ajrore ushtarake të Irakut në veri të kryeqytetit Bagdad, tha një burim lokal i sigurisë.

Raketat ranë në bazën ajrore Balad në provincën Salahudin, rreth 90 km në veri të Bagdadit, duke mos shkaktuar viktima njerëzore, tha Kol. Mohammed al-Bazi nga policia provinciale.

Tre nga raketat goditën një ndërtesë brenda bazës, duke lënë dëme të vogla, ndërsa e katërta ra në një zonë të zbrazët, tha al-Bazi, duke shtuar se raketat u hodhën nga provinca fqinje e Diyala.

Baza ajrore Balad strehon avionët luftarakë F-16 të Irakut. Ekipi teknik i SHBA-së tashmë është tërhequr nga baza mes sulmeve me raketa nga milici të paidentifikuar.

Më 29 dhjetor 2021, kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi konfirmoi përfundimin e misionit luftarak të forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Irak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb