Femrat në përgjithësi i kap stresi kur bëhet fjalë për ndonjë festë. Mënyra si do duken nga pamja e jashtme i mundon dhe nuk janë shumë të sigurta për veten e tyre. Ne ju sjell disa nga këshillat e ekspertëve, çfarë duhet të bëni për t’u dukur të mrekullueshme në një festë.

1. Kushtojini rëndësi thonjve
Përpara se të shkoni në festë, mos harroni se thonjtë kanë shumë rëndësi. Kombinimi juaj do vërehet direkt sa të tjerët do shikojnë thonjtë tuaj. Kujdesi për pamjen e jashtme, fillon me thonjtë!

2. Lini takim me parukieren
Nëse keni disa kohë që nuk i prisni, apo rregulloni flokët, ka ardhur momenti që ta bëni këtë gjë. Një model i ri flokësh, krehje apo diçka tjetër, do bëntë që të dukeni të bukura në festë. Mos e neglizhoni!

3. Mendoni si do shkoni në festë
Ky është një detaj i rëndësishëm, pasi nëse jeni të stresuar gjatë rrugës, edhe në festë do dukeni keq. Ana e keqe psikologjike gjithmonë ndikon në pamjen e jashtme. Prenotoni ndonjë taksi, ose dikush t’ju çojë, sepse nëse e lini për momentin e fundit, do jetë vonë.

4. Nëse keni fëmijë, merrini masat më përpara
Nënat duhet të marrin masa përpara se të shkojnë në një festë. Me kë do i lënë fëmijët? Pasi e kanë të sigurt se me kë do lenë fëmijët, duhet të fillojnë të mendojnë detajet e festës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: