Pas 4 sezonesh te Monaco, Cesc Fabregas është larguar nga Principata. Klubi francez ka bërë lajmërimin përkatës në rrjetet sociale, duke falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë. Nuk dihet akoma destinacioni i 35 vjeçarit, i cili në CV e tij ka ekipe mjaft me emër si Arsenal, Chelsea dhe Barcelona.

 

“Mesfushori me më shumë se 830 ndeshje në karrierë, kontrata e të cilit po përfundon, largohet nga klubi i Principatës tre vjet e gjysmë pas ardhjes së tij” – shkruan Monaco.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb