Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi katërkatëshe në Kajro të Egjiptit, tha kanali televiziv Sada Al-Balad.
Si pasojë, raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Nuk dihen ende arsyet e shembjes së objektit.