Axel Witsel do të largohet nga Dortmundi në fundin e sezonit. Lajmi është dhënë nga vetë mesfushori belg, në intervistën pas ndeshjes së fundjavës. 33 vjeçari është treguar enigmatik, duke mos thënë asgjë për ekipin e ardhshëm të tij.

“E vërteta është që si në sezonin e kaluar, ashtu edhe këtë aktual, kemi pësuar shumë gola dhe duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtëse. Fola në përgjithësi, sepse unë nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Jam I gëzuar që kalova katër vite të shkëlqyera këtu dhe i mërzitur që do të largohem, por ka ardhur koha për një eksperiencë tjetër” – tha ai.

 

Club Brugge Kv V Borussia Dortmund: Group F Uefa Champions League
Club Brugge Kv V Borussia Dortmund: Group F Uefa Champions League

Witsel ka luajtur 4 sezone në Signal Iduna Park, me paraqitjet që kanë qenë të kënaqshme. Më parë ka qenë pjesë e Zenit dhe Benfica.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb