BEJRUT– Rreth 40 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë siriane kundër dy qyteteve që janë nën kontrollin e grupit Shteti Islamik në veri të vendit, sipas një bilanci të publikuar sot nga një OJQ.

”Këto sulme filluan dje dhe prekën qytetin Al Bab dhe Qbassine në provincën veriore të Alepos”, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Të paktën 37 civilë, përfshirë edhe shtatë fëmijë, u vranë në këtë bombardime ajrore të ushtrisë siriane”, theksoi kjo OJQ duke shtuar se ka me dhjetëra të plagosur në gjendje të rëndë.

ISIS-i, që kontrollon territore të gjera në Irak dhe Siri, është prekur nga sulme ajrore siriane nga njëra anë dhe nga ato të koalicionit të dretjuar nga SHBA-ja nga ana tjetër kryesisht në rajonet veriore të Sirisë.

Ata luftojnë gjithashtu edhe kundër forcave kurde që ndodhen në Siri.

“Dje u vranë edhe rreth 60 xhihadistë në luftimet kundër forcave kurde në veri të Sirisë”, sipas OSDH-së.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: