Akoma dhe një tjetër vit e më pas do të shohin, Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta kur bëhet fjalë për të ardhmen. Sulmuesi suedez është i bindur për të rinovuar me Milan pasi në mendjen e tij ka një objektiv të ri, të luaj edhe një herë në Champions League për të treguar se çfarë lojtari është, e të mendosh që më 3 tetor mbush 40-vjeç. Edhe drejtuesit e Milan janë të bindur, Zlatan dhe fiziku i tij vërtetuan edhe këtë sezon se janë në gjendje të dhurojnë paraqitje fantastike, pa frikë është ai lideri i këtij ekipi. Në këtë pikë nuk pritet të ketë asnjë problem për të rinovuar kontratën edhe për vitin e ardhshëm.

Ibrahimovic Swwhb9568f7ozz4jj2rw45b5
Ibrahimovic Swwhb9568f7ozz4jj2rw45b5

Nuk pritet të ketë probleme edhe për pagën e tij vjetore, Ibra është i qartë se në këtë periudhë të vështirë ekonomike nuk mund ti kërkojë Milan një pagë më të lartë se 7 milion euro në sezon, edhe këtë shifër do ta arrij me anë të bonusve të ndryshëm. Një ditë më parë, Maldini u shpreh se pret një rinovim jo të ndërlikuar pasi dëshira e të dy palëve është të zgjasin bashkëpunimin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb