Pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës, të tjera detaje mësohen në lidhje me lëvizjet e tij, si hyri në Shqipëri dhe lëvizjet e tij të fundit brenda vendit.
Detajet mësohen nga dëshmia e familjarëve në polici, e siguruar ekskluzivisht për News 24 dhe BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat.

Mësohet se viktima ka mbajtur edhe një emër të dytë. Ai njihej ndryshe si Herland Bilali.

Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk u ka shfaqur asnjë shqetësim, madje lëvizte me makinë normale, të pa blinduar, pasi nuk kishte frikë.

“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pa shoqëruar dhe me makinë normale të pa blinduar.

Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë”,- thanë ata.

Mësohet se ai kishte nisur edhe një biznes për dhënien me qira të makinave në Tiranë. “Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan familjarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb