Një burrë nga Teksasi pothuajse ka vdekur pasi është kafshuar nga koka e një gjarpri të vrarë e të copëtuar në oborrin e tij – dhe ka marrë 26 doza antivenom për të mbijetuar.

Incidenti ndodhi më 27 maj pasi Milo dhe Jennifer Sutcliffe po punonin në oborrin e shtëpisë së tyre pranë Liqenit të Corpus Christi.

cifti

Jennifer tha se burri i saj gjeti gjarprin dhe ia preu kokën me një lopatë. Ndërsa ai u përkul për të marrë mbetjet, u kafshua nga koka e prerë në dorë.

“Në atë rast, pasi nuk ka trup, ai i lëshoi të gjitha helmet e tij tek 40-vjeçari”, tregoi gruaja e tij Jennifer.

Jennifer tha se ajo njoftoi 911 dhe e mori burrin me makinë për ta çuar në spital. Ai filloi të kishte konvulsione, humbi shikimin e tij dhe pati hemorragji të brendshme. Ai është në gjendje të qëndrueshme, por funksionimi i veshkave është ende i dobët.

gjarpri

kafshimi gjarpri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb