TIRANË

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e saj, ekspozita çelet në Tiranë në Pazarin e Ri.

“Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme e organizuar nga ASHAK-së e cila vendosi ta sjellë edhe në Tiranë si një mundësi që edhe shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës të një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë bashkëkohore. Ato rindezën pas aspiratën kombëtare të saj që do të realozohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës” u shpreh Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave.

I pranishëm në këtë ceremoni çeljeje të ekspozitës, historiani Paskal Milo ndan atë që ndodhte në Tiranën e vitit 1981 lidhur me këtë moment historik.

“Kam qenë bashkëkohës në Tiranë, pedagog në universitet dhe si ligjërues i historisë së vendeve të Ballkanit, rrjedhmisht edhe historisë së Kosovës. Poltikisht në atë kohë, Shqipëria u angazhuaa e gjitha dhe kam parasysh si opinionin public por edhe çdo gjë tjetër, shtypi i kohës por edhe takimeve, mbledhjeve…për të shprehur solidaritetin me studentët e Kosovës. Është një ngjarje e madhe në historinë e Kosovës, një pikë kthese! Dhe jo vetëm për të por edhe për Ish- Jogosllavinë”.- thaProf. Paskal Milo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prej 11 Marsit ekspozita që u çel në nisje në Prishtinë, nisi të rrugëtojë në disa qytete të Kosovës.

“Në nisje kjo ekspozitë që shënon këtë jubile u hap pikërisht në mensën e studentëve, aty ku nisi gjitkçka më 11 Mars të vitit 1981. Protesta e studentëve në nisje kishte karakter më tepër social por ajo brenda pak ditësh u rrit pasi më 26 Mars të po atij viti sudentët nga qendra e tyre, dolën rrugëve të Prishtinës dhe ftuan e më pas ju bashkuan një pjesë e mirë e rinisë shkollore të asaj kohe”, u shpreh Bedri Zyberaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur përgjatë 3 ditëve në vijim në hyrjen kryesore të Pazarit të Ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb