Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga kamioni në të cilin u kapën 400 kg kokainë e nisur nga Brazili. Ai shkruan se kompania që ka porositur mishin nga Brazili ndodhet në Lipjan, ndërkohë që oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës. DEA amerikane sinjalizoi për 2 ton kokainë që kanë kaluar nga Porti i Durrësit, ndërsa deri tani flitet për një sasi prej 400 kg drogë.

“Kur ke fat, ke fat…
Në kohën dhe në vendin e duhur…
Në Lipjan të Kosovës, në ambientet e kompanisë ku është kapur një sasi e frikshme kokainë, e fshehur brenda një ngarkese me mish të nisur nga Brazili.
Ndërkohë oficerët e njësisë speciale të policisë së Kosovës dhe oficerët e antidrogës nga Tirana janë ende duke punuar për të peshuar dhe saktësuar sa është sasia e sekuestruar e kokainës…
Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka më kujton!!!
Në fakt nuk më duket aq e “re” sa thonë…”, shkruan gazetari Hoxha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: