INDI – Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi shkoi këtë të hënë në 400 raportuan autoritetet vendase. Përmbytjet kanë përfshirë prej ditësh shtetin Indian të Keralas ku dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar në kampe.

Kerala është përfshirë nga reshjet e shiut teë cilat kanë qenë 40 për qind më të mëdha sesa sezonet e kaluara. Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienikeautoritetet i frikësohen sëmundjeve dhe në këto zona janë dërguar ekspertët sanitarë.

Dëmi nga përmbytjet deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet. Sfida më e madhe për autoritetet indiane është pastrimi i zonave dhe i shtëpive për të mundësuar kthimin e banorëve në normalitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: