Ben Blushi me librin e tij “41 Sekrete” është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2022, çmim që jepet për veprën më të mirë nga ana publicistike dhe estetike.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë të ditur çmimin, ndërkohë që ka uruar edhe finalistët.

“Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”!
U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit Lumo Skëndo për të vlerësuar veprën më të mirë në lëmë të publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022.
Kënaqësi të kishim mes tonë edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar “stafetën” e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës.
Urime finalistëve: Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e nderuar e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin”, ka shkruar ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb