Genoa do të bëjë debutimin në “Seria A” këtë javë kundër Empolit pasi ndeshja e parë, e përcaktuar për t’u luajtur kundër Milanit, u shty për shkak të tragjedisë në urën ‘Morandi’ ku humbën jetën 43 persona.

Edhe pse një ndeshje e veçantë nuk do të ketë vend për festë pasi tragjedia është ende në mendjen e gjithkujt. Këtë e pohojnë edhe tifozët e Genoa-s të cilët janë shprehur:

“Të dielën në mbrëmje do të zgjedhim rrugën e heshtjes, në respekt të atyre që humbën jetën në tragjedinë e rrëzimit të urës. Një heshtje që do të zgjasë 43 minuta, nga një minutë për çdo viktimë: Fëmijë, punëtor, student, pensionist, baba, nënë.”

Më tej tifozët shtuan: “Flamujt tanë nuk do të valëviten, parrullat tona të përmbysura do ta ‘ngjyrosin’ ndryshe stadiumin dhe zërat tanë do të heshtin.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: