Avokati i Popullit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Durrësit, ku i dënuari Roland Hasani, 44-vjeçari i dënuar për vrasje u vetëvar në qeli.

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin, por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që këto ngjarje të mos ndodhin.

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit.

Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka varur veten. Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojne ne vend ngjarjen.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve penitenciare IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në grarantimin e jetës dhe të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje nstitucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që keto ngjarje të mos ndodhin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb