Mbi 45 000 gjahtarë kanë dalë vullnetarë për të vrarë një duzinë bizonësh në Parkun Kombëtar Grand Canyon Amerikan, Arizona, si pjesë e një programi për rregullimin e rritjes së numrit të këtyre kafshëve, njoftoi shërbimi për parqet natyrore.

”Numri i tepërt i bizonëve mund të dëmtojë burimet ujore të parkut, bimësinë dhe tokën”, sipas ekspertëve.

Midis 45 mijë kandidatëve, do të zgjidhen vetëm 12 persona deri më 17 maj.

Secili prej tyre do të autorizohet të vrasë një bizon dhe më pas duhet të jetë në gjendje ta nxjerrë atë nga zona pa ndihmën e një automjeti të motorizuar, përdorimi i të cilit është i ndaluar në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb