Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.B, 45 vjeç, banues në Golem.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: