Regjistrimet në Universitete do të shtyhen deri më 1 nëntor. Kështua ka deklaruar Ministria e Arsimit dhe Sportit sot, pasi 4500 kuota janë ende të lira.

Sipas afatit të përcaktuar të gjithë maturantët që kanë rezultuar fitues mund të regjistroheshin sot deri në orën 19:00.

Por, burime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaruan se regjistrimi është shtyrë deri më 1 nëntor.
Mësohet se regjistrimi do të bëhet në 3 faza: faza e parë në 27-28 tetor; faza e dytë në 29-30 tetor; faza e tretë në 31 tetor-1 nëntor.

Ndërkohë mësohet se në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur 93 vende bosh.
Infermieri 7 kota të lira; Logopedi 13; Imazheri 19 kuota të lira; Fizioterapia 17 kuota të lira; Teknik Laborant 17 kuota të lira; Mami kanë mbetur 7 kuota të lira; Farmaci 14 kuota lira, Stomatologji, 8 kuota të lira. Kjo shtyrje bëhet me qëllim që të plotësohen kuotat e mbetura ende në universitet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb