Nëse ka një skuadër e cila ka shpenzuar pafund në vitet e fundit për të përforcuar repartin e mbrojtjes, ky është pa diskutim Man.City. Që nga koha kur Pep Guardiola ka zbarkuar në Mançester, në 2016 e deri më tani, tekniku spanjoll ka shpenzuar një shumë të çmendur 451 milion euro vetëm për mbrojtjen. Afrimi i fundit ishte Ruben Diaz, mbrojtës për të cilin investuan 68 milion euro. As këto shifra dhe këto lojtarë nuk kanë mjaftuar për të përmirësuar repartin defensiv, në sfidën e fundit Leicester i shënoi jo pak por pesë gola.

Mediat britanike kanë filluar një fushë kritikash ndaj Guardiolës jo vetëm për shifrat e çmenduara por spanjolli nuk po bind as në lojë kur shpesh duket konfuz. Afrimi i Diaz do të bëj që spanjolli të ndryshoj edhe një herë modulin e lojës duke kaluar në 4-3-3, kjo është lëvizja e radhës që për ti dhënë fund problemeve në prapavijë, të paktën kjo është ideja e Guardiolës. Në dy javët e para të Premier League, Man.City ka marrë vetëm një fitore ndërsa ka pësuar gjashtë gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb