Kryetari i PD Lulzim Basha në një status në “Facebook”  kujton revoltën e Spaçit.

Basha thotë se kjo ditë të kujton betimin e atyre shqiptarëve që vuajtën në këtë burg famëkeq, duke qenë kundër diktaturës, ndërsa shprehet se fatkeqësisht diktatura në forma të tjera është ende në fuqi.

  • foto galeri

Statusi i Bashës:

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën.

Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane.

Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës.

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes! #ShqipëriaSiEuropa

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb