Në SHBA në muajin mars aplikimet në regjistrin penal, i kërkuar për blerjen e armëve të zjarrit, arritën një nivel rekord, pas ngjarjeve tragjike në disa shtete, ku shumë njerëz vdiqën si rezultat i sulmeve me armë.

Sipas informacionit të CNN, të marrë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), muajin e kaluar rreth 4,7 milion amerikanë aplikuan për të marrë regjistrin penal për të blerë armë.

Sipas shifrave, krahasuar me muajin shkurt është shënuar një rritje prej 36%.

Aplikimet për regjistrim penal përkuan me periudhën kur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së u miratuan rregullat për të vështirësuar shitjen e armëve pasi shumë njerëz u vranë në sulmet me armë në Bulder, Atlanta dhe Kolorado.

CNN thekson se mbështetja financiare prej mijëra dollarësh e shpërndarë nga qeveria federale brenda fushatës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mund të ketë çuar që amerikanët të blejnë armë dhe të rriten shitjet e tyre.

Më 11 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy ligje për kontrollin e armëve me çka rritën kontrollet e të dhënave penale për të gjitha shitjet dhe transferimet e armëve.

Më 22 mars, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjithashtu mbështeti ligjin e kontrollit të armëve pas një sulmi të armatosur në Bulder që rezultoi në vdekjen e 10 personave, përfshirë një oficer policie.

Projektligji për t’u miratuar kërkon mbështetjen e 50 demokratëve dhe të paktën 10 senatorëve republikanë në senatin amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb