MOSKE – E përditshmja ruse “Komersant” raportoi se aktorja dhe ylli i televizionit, anëtare e opozitës, Ksenia Sobchak, për një kohë të pacaktuar do të largohet nga vendi për shkakt të frikës.
Pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, i cili u vra në këmbët e kullës Baklemishevskata të Kremlinit në Moskë, është paraqitur frika edhe tek opozitarë të tjerë,
“Dorëzohu, Ksenia, vdekja juaj do të jetë e shpejtë”- është një nga kërcënimet që biondia bukuroshe kishte marrë, pas zbulimit të informacionit në rrjetet sociale, se ajo kishte kaluar pushime dimërore në Davos me Boris Nemtsov kur ishet fëmijë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb