MANILA– Të paktën 49 policë vdiqën gjatë përleshjeve me rebelimin mysliman në vend që filoi dje në jug të arkipelagut, në fund të një marrëveshje paqeje të nënshkruar një vit më parë, njoftoi sot një zëdhënëse e policisë filipinase.
Përleshjet u zhvilluan në Mamasapano, një lokalitet në ishullin Mindanao i kontrolluar nga rebelët e Frontit Moro Islamik të Lirisë (MILF).

Përleshjet, që zgjatën 11 orë, filluan pasi policia u fut në qytet pa rënë dakord fillimisht me rebelët, siç parashikohej nga marrëveshja e paqes e marsit të vitit të kaluar.

”Trupat e 49 policëve u morën nga autoritetet”, tha zëdhënësja, Judith Ambong.

Ajo nuk saktësoi numrin e rebelëve të mbetur të vrarë nga përleshjet.

Pas vitesh revoltë të armatosur që ka shkaktuar mijëra të vdekur, MILF dhe qeveria filipinase arritën një marrëveshje paqeje që parashikonte krijimin e një rajoni autonom në jug të vendit, që konsiderohet nga pesë milionë myslimanët e vendit si toka e tyre e të parëve.

Filipinet kanë një popullsi prej 100 milionë banorësh.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: