TIRANE– Zinedine Zidane e ka nisur aventurën tek Real Madridi në mënyrën më të mirë. Rreth 5.000 tifoze te madrileneve kanë ndjekur sot ne oren 12.00 stërvitjen e parë të francezit si trajner i Realit.

Ne stadiumin e vogel Alfredo di Stefano, ne “zemer” te qendres stervitore, jane ndjere thirrjet e fuqishme “Zizou, Zizou!”.

Ish- ylli i Francës është emëruar në krye të Real Madridit në vend të Rafael Benitezit, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve jo të kenaqshme te ekipit.

Zidane pritet qe te beje prezantimin zyrtar te merkuren ne oren 13.30 ne stadiumin Santiago-Bernabeu.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: