Moda sjell gjithmonë një botë të re të gjërave që mund të veshësh. Të lejon të eksperimentosh me lloje të ndryshme veshjesh apo ngjyrash dhe të jep mundësinë që të paraqitesh para botës me stilin tënd personal.

Megjithatë, gjithmonë mbetet e vështirë të gjesh ata aksesorë që ja dalin mbanë t’i mbijetojnë ndryshimit të sezoneve. Këto janë 5 aksesorë bazë për çdo lloj stili.

Bizhuteritë me mbishkrime
Çdo eveniment kërkon një varëse apo vëthë të veçantë, ndryshe nga bizhuteritë që mund të mbash në një ditë normale, në shoqërinë e miqve. Varëset apo byzylykët me mbishkrime janë ato që përdoren në një dasmë, në një mbrëmje apo në një takim.

E bardha që shkëlqen
Ngjyra e bardhë është gjithmonë një ide e mirë për t’u kombinuar me gjithçka që ti zgjedh. Rrobat e bardha të japin një pamje të sofistikuar, tregojnë pastërti dhe i japin shkëlqim veshjes tuaj.

Xhinset në ngjyrë të zezë
Ngjyra e zezë balancon çdo veshje, por gjithashtu në disa raste të bën të dukesh më e gjatë ose më e dobët. Edhe pse ngjyrat e errëta shkojnë më shumë në ditët me temperatura të ulëta, e zeza me kombinimin e duhur mund të përshtatet dhe për stinën e pranverës ose verës.

Këpucët ngjyrë bezhë
Këpucët me takë të lartë ngjyrë bezhë kanë një mënyrë që të bëjnë të ndihesh e fuqishme. Përveç kësaj, ato japin një pamje elegante dhe mund të shkojnë si me rroba të thjeshta të përditshme, por edhe me veshje më serioze dhe me class.

Çantë njëngjyrëshe
Një çantë me ngjyrë të hapur është aksesor i domosdoshëm për të gjitha femrat që ndjekin modën. Sidomos kohët e fundit që mund të kombinohen këpucët me çantën./class
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: