5 degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizuan sot listat me emrat e delegatëve që kanë firmosur pjesëmarrjen në Kongresin e 11 dhjetori. Në rang qarku, nga 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63% numrin e delegatëve që i bashkohen Sali Berishës në Kongresin e 11 dhjetorit. Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë.

Nga dega e Beratit kanë firmosur për në kongresin e 11 Dhjetorit 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë së kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë, nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë, nga dega e PD Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.

Desnatila Orizaj, sekretarja funksionale e degës së PD Berat, ka deklaruar se më shumë 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës për arsye se kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe ku çdo anëtari ti dëgjohet zëri. Orizaj ka deklaruar se drejtuesi aktual ka humbur 3 zgjedhje me radhë dhe gjithçka duhet të ndryshojë. Kryetari i degës së PD Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha, si e vetmja shpresë për drejtimin dinjitoz të Partisë Demokratike dhe rikthimin e PD-në pushtet. Përfaqësuesi i PD Skrapar, Qemal Braho ka deklaruar se ata që nuk kanë firmosur formularët për Kongresin e 11 dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: