Futbolli italian po përjeton një moment magjik, më në fund Serie A është rikthyer në futbollin e madh, me 5 ekipe në fazën gjysmëfinale në tre turnet e UEFA-s. Pas Milan e Inter në Champions, Roma e Juve iu bashkuan në Europa League, ndërsa “manitën” e kompletoi Fiorentina me një biletë për në gjysmëfinalet e Conference League. Kjo është një arritje historike për futbollin italian, asnjë herë më parë Serie A nuk kishte arritur në nivele të tilla me 5 ekipe.

Euroderbi në Champions i jep mundësinë Serisë A që të dërgoj një skuadër në finale, pas 20 viteve Milano rikthehet të pushtojë këtë fazë me një derbi mes Milan e Inter.

Ka festë edhe në Torino, brenda një dite tifozët e Juves morën dy lajme të mira, rikthimi i 15 pikëve në Serie A ndërsa siguruan një biletë edhe për në fazën gjysmëfinale. Europa League është një shans i madh për Juven, për të mbyllur sezonin me trofe, nëse fitojnë sigurojnë edhe një vend në Champions, nëse nuk e arrijnë nga kampionati.

Ne festë edhe tifozët roman, Jose Mourinho dërgoi ekipin në gjysmëfinale të Europa League. Pas vetëm një viti, portugezi realizon një tjetër kryevepër.
Pas tetë vitesh, Fiorentina rikthehet në gjysmëfinalet e një turneu të madh Evropian, me ekipin vjollcë që kompleton këtë vepër të madhe të futbollit italian. Me të drejtë, tifozët “azzurr” nuk dëshirojnë të zgjohen, ëndërrojnë “tripletën” evropiane.
(BalkanWeb)