TIRANË

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka prezantuar ekspozitat virtuale te titulluara “Totalitarizmi në Europë”, “Propaganda gjatë diktaturës”, “Dritë përtej errësirës”, “Kartolina nga e shkuara” dhe “Rënia e diktatorit”, ku shfaqen artikuj e fotografi të propagandës komuniste, ceremonite zyrtare te kohës , karikatura, persekutimi i klerit, etj. Tregohet përmes dokumenteve sesi Ramzi Alia kerkoi qe statuja e diktatorit Hoxha te ndriçohej gjithmonë nga dielli ndërsa fytyra te ishte drejtuar nga lindja. Ekspozita sjell disa fakte te nje mbledhje në prani të Nexhmije Hoxhes, ku u propozua që Tiranës t’i vihet emri Enver Hoxha, propozim që u duartrokit nga të gjithë, por nuk u miratua me motivacionin se do u ngelej “hatri” qyteteve të tjera.

“Është shumë interesant fakti pasi kishte propozime që t’i ndryshohej emri kryeqytetit të Shqipërisë të quhej me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”, pati diskutime edhe se ku do të vendosej monumenti i Hoxhës, në cilin pozicion. Është interesant edhe propozimi direkt i Ramiz Alisë ishte që Enver Hoxha të pozicionohej me fytyrë nga lindja, ai të ishte barazi me Diellin edhe një simbolikë kjo që kishte regjimi komunist”,- u shpreh studiuesi Erblin Vukaj, krijues i ekspozitës “Rënia e një diktatorit”.

“Xhaxhi Enver nuk ka vdekur” asnjë fëmijë i Shqipërisë nuk do ta besoje se xhaxhi i tyre i shtrenjte Enveri vdiq. Emrin e tij e kane ne goje te gjithë, që nga fëmijët e kopshteve e deri tek pionerët”. Ky pasazh i shkëputur nga shtypi i kohës eshte gjithashtu pjese e ekspozitës e cila ka mbledhur me kujdes propagandën marre nga shtypi i shkruar qe linte në hije të gjitha dështimet e sistemit duke pasqyruar vetëm arritjet ekonomike dhe lumturinë që karakterizonte shoqërinë shqiptare. Sillet në vëmendje përmes imazheve edhe mëngjesi i 20 shkurtit, ku qytetarët rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha. Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulture Jonila Godole, u shpreh se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.

“ Të rinjtë i kanë tashmë këto ekspozita të aksesueshme edhe për mësuesit dhe për të gjithë ata që mund t’i përdorin qoftë në orën e mësimit ose në projektet e tyre jashtë shkollë”,-u shpreh Jonila Godole, drejtoreshe e IDMC-se gjatë konferencës vituale në Zoom ku të pranishmit prezantuan virtualisht ekspozitat. Prezantimi i kësaj ekspozitave nga ana e IDMC në muajin shkurt nuk është i rastësishëm, pasi ai mund të konsiderohet vërtetë si muaji i kujtesës kolektive shqiptare, sepse përmban mjaft data domethënëse historike. Të interesuarit mund t’i shikojne ekspozitat me shpjegimet përkatëse ne websaitin observatori i Kujtesës dhe tek sheshi “Skëndërbej”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb