BULQIZË- Pavarësisht rritjes së temperaturave dhe përmirësimit të kushteve meteorologjike në pjesën më të madhe të territorit të vendit, situata në shumë zona malore vijon të ngelet problematike. E tillë është edhe gjendja në fshatin Gjinovec të Bulqizë, i cili prej ditësh është bllokuar nga reshjet e borës.

‘BalkanWeb’ mëson se 5 familje me 18 banorë, mes tyre dhe një shtatzëne, kanë ngelur të izoluar pasi trashësia e borës ka shkuar në mbi 1 metër e gjysmë, ndërsa ata apelojnë për ndihmë. “Na ka mbaruar baza ushqimore. Fadroma ka ardhur por nuk ka zhbllokuar Gjinovecin.”, shprehen banorët.

Ndër të tjera ata theksojnë se bashkia nuk ka marrë asnjë masë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa banorët kërkojnë të paktën që të hapet një kalim për këmbësorët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb