5 humbje në 6 ndeshje janë shifra që dënojnë Juven, është thuajse e pa mundur të gjesh diçka pozitive në këtë edicion të tyre Champions.

Në “Stadium”, nuk mjaftoi dëshira për të marrë qoftë dhe një pikë morali përballë PSG, Mbappe me shokë i shkaktuan humbjen e radhës, por të paktën “Zonja e Vjetër” arrin të qëndrojë në Evropë, fal golavarazhit lë pas Maccabi-n duke siguruar një biletë në Europa League, e mbyllin Grupin H në vendin e tretë.

Mbappe
Mbappe

Mbappe tërhoqi zvarrë këdo i doli përpara duke kaluar francezët në avantazh në minutën e 13-të. Bonucci në të 39-tën riktheu baraspeshën në Torino. Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të ishte Mendes që realizoi golin e dytë dhe të fitores për PSG.

Chiesa
Chiesa

Lajmi i vetëm pozitiv nga kjo mbrëmje ishte rikthimi i Federico Chiesa-s, pas 10 muajsh sulmuesi “azzurr” prek topin për herë të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb