5 humbje në 6 ndeshjet e fundit janë shifra për një ekip që rrezikon rënien nga Kategoria, kurrsesi shifra për një ekip kampion në fuqi, por ky është realiteti që askush nuk e imagjinonte. Në shtëpinë e kuqe ka pllakosur heshtja, kriza është aq e madhe sa tashmë janë më pranë zonës “play-out”, vetëm një pikë larg, se sa kreut, 7 pikë larg.

Sormani
Sormani

Nuk ka pasur asnjë efekt as kura Adolfo Sormani. Italiani shihej si një bekim tek Partizani, një trajner që e prisnin prej kohësh të rikthehej në kryeqytet, por as Sormani nuk po arrin të kthej të kuqtë në shina. 2 humbje në 2 ndeshje, nuk ishte ky debutimi që Sormani dhe të gjithë shpresonin. Situata duhet të ndryshoj shpejt, nëse nuk dëshirojnë të dalin përfundimisht nga gara për titull apo akoma më keq të rrezikojnë pjesëmarrjen në Europë që do të ishte fatale. Sormani ka në dispozicion dy ndeshje për të dhënë frymëmarrje ekipit, kalendari e favorizon pasi në dy javët e ardhshme përballen me dy ekipet e fundit të klasifikimit.

Demi
Demi

Sormani e kaloi me batutë kur u pyet pas ndeshjes me Kukësin, nëse ndihet në rrezik, fundja është e vështirë ti kërkosh llogari për gjithçka ka ndodhur këtë sezon. Italiani është i vetëdijshëm që në dy ndeshjet e radhës duhet të bëjë diçka më shumë, në të kundërt as vetë ai, i preferuari i Gaz Demit, nuk do të ishte komod në kryeqytet.

Tedi
Tedi

Në këtë situatë absurde, lajmi i vetëm pozitiv është nënshkrimi i një kontrate 5-vjeçari me sulmuesin Tedi Cara, një 19-vjeçar me të ardhme premtuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb