5 humbje radhazi dhe vendi i 8-të në tabelën e klasifikimit do të sillnin largimin e çdo trajneri, por ky nuk është rasti i Adolf Sormanit. Italiani u rikthye në kryeqytet me bekimin e presidentit Demi, është pikërisht ky i fundit i cili kundër çdo opinioni sportiv ka vendosur ti besoj ende italianit. Kosto e lartë e shkarkimit të tij por dhe kushtet ku ndodhen të kuqtë, mbajnë ende Sormanin në krye të Partizanit. Grupi aktual i ekipit kryeqytetas është projektuar që në verë, as në merkaton e janarit nuk pati asnjë përforcim, duke e zhveshur Sormanin nga çdo përgjegjësi mbi grupin, ky është nga rastet tipike ku trajneri e ka justifikimin gati.

Sorman
Sorman

Të gjithë këto pikat kanë qenë pjesë e analizës ku mes stafit drejtues u diskutuan të gjithë variantet. Italianit do të jepet sërish kohë, në dy javët e ardhshme ka mundësi të rikuperoj pikë pasi përballet me dy ekipet e fundit të tabelës së klasifikimit, Luftëtarin dhe Flamurtarin, dy ekipe të rënë nga kategoria. Çdo rezultat tjetër përveç dy fitoreve, gjashtë pikëve do të plota do ndërlikonte sërish pozitat e Sormanit dhe mbi të gjitha pozitat e Partizanit këtë sezon ku në mënyrë befasuese ndodhet në zonën “play-out”. Edhe përballë Luftëtarit të dielën, Sormani duhet të improvizoj pasi ka jo pak por 5 lojtarë të dëmtuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: