Pas zhurmës dhe pikëpyetje për të ardhmen, Tirana reagoi pikërisht në momentin e duhur, përballë një kundërshtari të sikletshëm si Laçi, një fitore me shumë peshë dhe shumë e vyer për të rikthyer qetësinë në shtëpinë e 24 herë kampionëve të vendit. Kjo ishte një fitore për trajnerin Mema, për stafin drejtues, për lojtarët, një fitore që i mban bardheblutë në vallen e titullit.

Dunga
Dunga

Mema nuk hoqi dorë nga filozofia e tij edhe pas rikonfirmim, bardheblutë ishin po i njëjti ekip në fushë, një skuadër që sheh shumë nga sulmi, zbret shumë mirë përpara por vijon të këtë probleme në mbylljen ndeshjeve, kështu ndodhi edhe përballë ekipit kurbinas, ku lanë gjithçka të hapur deri në fund.

Kale
Kale

Një tjetër problem që shqetëson jo pak stafin bardheblu është fakti që kryeqytetasit vijon të jenë të prekshëm në mbrojtje, kjo ishte ndeshje e pestë radhazi që pësojnë gol. Tirana duhet të ndryshoj shumë në këtë aspak pasi ky është një sezon ku diferencat i bën ai ekip që gabon më pak, që pëson më pak, rasti tipik është Teuta.

Osmani
Osmani

Durrsakët kanë shënuar 7 gola në 8 javë, sa gjysma e Tiranës e cila ka sulmin më të mirë, por kanë pësuar vetëm 3 gola ndërsa Tirana 8. Për vetë pozitat ku ndodheshin bardheblutë, 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit, ndaj Laçit kishin rëndësi vetëm 3-pikët, në fund të gjithë shijuan të çliruar këtë fitore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb