Pesë persona u qëlluan për vdekje nga sulmues të panjohur në një festë në komunën kolumbiane të La Union, në departamentin jugperëndimor të vendit Valle del Cauca, njoftuan autoritetet lokale.

Kryetari i bashkisë së La Union, William Fernando Palomino tha se incidenti ndodhi kur dy individë iu afruan një grupi njerëzish në festë dhe qëlluan ndaj tyre pa dallim.

“Deri më tani kemi pesë persona të vdekur dhe katër të plagosur. Këta persona, të cilët po konsumonin alkool, ishin në një festë në rrugë në lagjen La Ciudadela kur me sa duket u sulmuan nga dy burra,” shtoi zyrtari.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur një hetim për të kapur përgjegjësit dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pas të shtënave të ishte një grup i armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb