TIRANË- Edi Paloka ka sërish pyetje për Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Pas replikave të para, Paloka ka reaguar sërish dhe i ka kërkuar disa përgjigje deputetit të zgjedhur në Shkodër, vend ku operonte dhe grupi kriminal i Bajrave që u godit nga policia në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.

STATUSI I PALOKËS
Meqë ministri i Ramës vendosi të ‘flasë’ dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve të tjera:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësues dhe votues të opozitës?
– Sa vota ju ka kërkuar në zgjedhje që t’i bëjnë me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë ju ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb