Të paktën pesë persona u vranë dhe katër u zhdukën pas shirave të dendur që goditën qytetin brazilian Petropolis në shtetin juglindor të Rio de Zhaneiros, tha agjencia e Mbrojtjes Civile.

Sipas raportit, shirat shkaktuan rrëshqitje toke, rrëke uji dhe përmbytje.

Vdekjet vijnë pak më shumë se një muaj pasi një stuhi tjetër në Petropolis la të paktën 233 të vdekur dhe disa të zhdukur në zonën malore rreth 100 km nga qyteti i Rio de Zhaneiro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb