Pesë persona kanë vdekur dhe 3.500 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve, që kanë goditur prej dy ditësh pjesën juglindore te Spanjës.

Lumenjtë dolën nga shtrati në Valencias, Murcia dhe në Andalucíne lindore si pasoje e reshjeve masive që përfshinë këtë rajon. Lajmin e bëjnë me dije autoritet, të cituara nga mediat lokale. Automjetet u përmbyten menjëherë nga uji duke shkaktuar të paktën tre te vdekur. Një burrë humbi jetën pasi u bllokua brenda një tuneli në autostradën e përmbytur.

Një tjetër burrë u gjet i vdekur në fshatin Redovan në Valencia. Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë janë vendosur në një operacion shpëtimi, disa me anije dhe helikopterë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb