Çdo sezon ne jemi të bombarduar me një mori tendencash të reja, duke na lënë të hutuar se cilat pjesë meritojnë një vend në gardërobën tonë. Emocioni i një tendence të re mund të çojë lehtësisht në zhgënjim të madh – të gjithëve na ka ndodhur.Çdo ditë lexojmë dhe studiojmë të gjitha propozimet dhe idetë e freskëta të stilistëve, sado të çmendura dhe ekstravagante që janë.
Lëvizja me rehati dhe fleksibilitet, janë dy fjalë kyçe në fjalorin e stilit dimëror.

Lidhe atë kravatë (në qafë).
Është një aksesor i thjeshtë me interes të madh. Mund të mos ketë marrë vëmendjen e merituar në sezonet e mëparshme, por këtë vit gjërat janë ndryshe. Shtëpite e modës si Louis Vuitton dhe Gucci kanë vendosur ta rikthejnë atë në qendër të vëmendjes, me rastin e rikthimit të stilit preppy. Herën tjetër që do të vishni një këmishë, mos harroni të shtoni një kravatë.

Na besoni, ia vlen. Nëse keni nevojë për ndihmë për ta lidhur atë, ka video të panumërta “si të” në internet që do t’ju ndihmojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por edhe jelekët janë një veshje që të jep stil, sidomos kur ato janë të veshura siç i shohim në paraqitjet street style të Kendall Jenner dhe Bella Hadid. Qoftë nëse i vishni vetëm nën një xhaketë sportive, ose mbi një këmishë apo fustan, ato janë një prekje interesante për çdo look.

Sezoni i festave po afron dhe të gjithë po mendojmë mënyra të mundshme për të krijuar veshje mbrëmjesh që janë paksa jo të zakonshme. Ju mund të jeni të lodhur nga fustani i vogël i zi. Nëse është kështu, ka ende mënyra për të përfituar nga kjo. Vishni doreza. Zgjidhni të ashtuquajturat “dorashka opere” që arrijnë lart në krah dhe i japin një kthesë edhe pamjes më të thjeshtë të mbrëmjes. Ata do t’i mbajnë duart tuaja të ngrohta ndërsa përmirësojnë elementin e dramës.

Edhe çizmet janë aksesor shumë i përdorshëm. E megjithatë këtë vit ata ndryshojnë formën e tyre dhe devijojnë nga e zakonshmja. Edhe stilet klasike po përmirësohen. Cowgirls janë të preferuarat e ketij sezoni. Shtëpotë e modës rekomandojne ato që arrijnë deri në gju dhe kanë një thembër të moderuar.

E fundit por jo më pak e rëndësishme vjen kapitulli i xhaketave bomber. Konsideroni ata yllin e shfaqjeve të modës së veshjeve të sipërme të vjeshtës. Pistat ishin të mbushura me çdo version të mundshëm të tyre, lëkurë, saten, lëkurë deleje, me lesh, qëndisje dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: