KINE – 5-vjeçarja me aftësi të jashtëzakonshme, hipnotizon gjithçka live në TV. Han Jiaying ka aftësi të jashtëzakonshme të hipnotizoj në vetëm 5 minuta një qen, një pulë, një lepur, një bretkosë dhe një hardhucë, duke përdorur vetëm zërin dhe prekjen me duar.
Ajo është vetëm 5 vjeçe, por aftësia e saj për të hipnotizuar gjallesat ka habitur audiencën në një talent shoë në Kinë, ndërsa tashmë video e saj ka marrë 250 mijë klikime që prej publikimit javën e kaluar. Gjatë performancës në “Amazing Chinese”, 5-vjeçarja ka kthyer në kurriz gjallesat dhe më pas, duke i fërkuar, i ka hipnotizuar ato. Të pranishmit në sallë mbetën të habitur dhe gojë hapur nga aftësia e jashtëzakonshme e vajzës së vogël, ndërsa kafshët u zgjuan në të njëjtën kohë pas thirrjes së vogëlushes. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb