SHBA – 50 Cent, i njohur për këngët “Candy Shop” dhe “That Ain’t Gangsta”, ka treguar se financat e tij janë në rrugë të mbarë.
Pas mbylljes së një çështje gjyqësore gati dy vjeçar dhe i dha fund probemeve me ligjin në muajin shkurt pasi pagoi 22 milionë dollarë reperi i njohur ka sërish një marrëdhënie të mirë më paratë shkruan Daily Mail.
Tashmë 41-vjecari ka ekspozuar në rrugët e New York-ut këtë të martë makinën e tij të re, një Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, me një vlerë 588 mijë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)