Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, jep një mesazh pas takimit me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, ku në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij, ambasadori Soreca thekson se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ?? takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi ?? për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. #BE ?? dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë #Shqipërinë ??. #BE ?? do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb