“Dashuri e përjetshme për Pastën”, kështu nis libri I dytë I një ndër emrave më të njohur në gastranomi, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë, Renato Mekolli.

Shefi I kuzhinës promovon librin “50 shijet e pastave”, në të cilin përfshihen receta tradicionale dhe të modernizuara të përshtatura për tu gjendur më pranë shijeve të njerëzve. Vetë Mekolli shpjegon se libri është mjaft ngacmues dhe sjell për lexuesin krahas recetave edhe secrete të pastave.

Në stendat e panairit të librit I cili do të hapet më 14 nëntor, do të gjendet edhe libri I shefit të njohur të kuzhinës. Arlinda Dudaj nga shtëpia botuese Dudaj thotë se tashmë librat e gatimit janë kthyer ndër më të pëlqyerit për lexuesin shqiptar.

Libri i parë I Renato Mekollit,  “Sekretet e Shijes” ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga botimet më të suksesshme në fushën e kuzhinës, ndaj ky pritet të jetë suksesi i tij i radhës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb