8 gushti shënon 50 vite që kur Presidenti i SHBA Richard Nixon deklaroi dorëheqjen nga detyra në atë që u quajt skandali Watergate. Ajo u bë efektive një ditë më pas.

Gjithçka kishte nisur rreth 2 vite me parë, në 17 qershor 1972, kur pesë burra hynë me forcë në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik në kompleksin e zyrave në hotel Watergate në Uashington D.C. për llogari të fushatës së Richard Nixon, duke shkaktuar kështu një nga skandalet më të mëdha politike në historinë e shteteve të bashkuara. Ishin dy gazetarë të Washington Post që me intuitën e tyrë dyshuan se një vjedhje e raportuar si e rëndomtë, fshehte në fakt shpërdorimin e pushtetit të presidentit, duke përgjuar partinë rivale para zgjedhjeve. Gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein, ishin dezhurn në redaksi atë pasdite kur morën komunkatën rutinë të policisë ku raportohej dhe vjedhja në fjalë. Ata panë hap pas hapi se bëhej fjalë për një skadal të madh politik.

Fillimisht kjo ngjarje u hodh poshtë nga Shtëpia e Bardhë si një “vjedhje e shkallës së tretë”, kurse Nixon mohonte pjesëmarrjen.
sinkr

Publikimi i fakteve, bëri që gjykatësi John Sirica, i deklaruar si republican ultra konservator, të kapërcente bindjet e tij politike dhe të kërkcënonte hajdutët e arrestuar me dënime të rënda nëse nuk tregonin të vërtetën se për kë kishin punuar. Nga ana tjetër publikmi i audio regjistrimeve të Nixon me stafin e tij dhe protestat e vazhdueshme, e vunë presidentin në një pozitë të vështirë para opionit public.

Richard Nixon, republikani i fortë i kohës së Luftës së Ftohtë që hapi marrëdhëniet e SHBA -së me Kinën komuniste u detyrua të jepte dorëheqjen.

Skandali Watergate shkaktoi dorëheqjen e vetme të një presidenti të SHBA-së dhe ishte hera e parë që një ish-president merrej në pyetje nga një juri e madhe sekrete.

Në fillim të vitit 1974, disa muaj para dorëheqjes së tij, dhe me një kërcënim në rritje për shkarkim, Nixon ende hidhte poshtë përfshirjen dhe nuk tregonte shenja të heqjes dorë.

Hetimet zbulua se Nixon kishte regjistruar bisedat e tij në shtëpinë e bardhë. Një vendim i Gjykatës së Lartë detyroi publikimin e kasetave, të cilat u dorëzuan si provë. Për pasojë, u ngritën tre akuza ndaj Nixon për pengim të drejtësisë, përbuzje të Kongresit dhe shpërdorim të pushtetit. Nixon vdiq më 22 prill 1994 dhe u fal një muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë nga pasardhësi i tij, Presidenti Gerald Ford.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: