Ndërsa ka kaluar tashmë më shumë se 24 orë nga atentati me tritol që iu bë 51-vjeçarit Preng Gjini, në urën e Selitës detaje të reja janë zbuluar.

Ndërsa mësohet se mjeti “Benz” A Class me të cilin iu bë atentati Gjinit u zbulua se ishte i kushëririt të tij, Fatjon Dautaj, i cili është marrë në pyetje nga policia, të shumta mbeten pikëpyetjet.

Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi deklaroi në studion e emisionit “Real Story” në News 24 se një sasi e tillë tritoli mund të jetë vendosur në servis, por se për këtë duhen hetime.

“Që të japë efekt eksplozivi duhet të qendrojë në një terren më të mbyllur, duket se shpërthimi ka shkuar në anën e djathtë e ka amortizuar disi efektin. Veprimi ka qenë jo thjesht demonstrativ me aq shumë sasi nuk ke shumë mundësi të jesh smart, apo preciz. Ata kanë dashur që punën ta bëjë sasia, jo cilësia. Mund të jetë marrë diku, mund të jetë vendosur në një servis tritoli. Por duhen hetime për këtë.

Klodiana Lala: Automjeti ka qenë në Lushnje ditën e atentatit, kjo është e sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb