Me ardhjen e Abramoviç në krye të Çelsit objektivat ishin të qarta. Nga viti 2003 e deri më tani prestigji që ka fituar klubi anglez është mjaft i madh, jo vetëm në kampionat por edhe në Europë. Tani që shumë prej objektivave janë përmbushur, vjen edhe ai final. Çelsi ka marrë miratimin për të rikonstruktuar stadiumin “Stamford Bridge”.

Kompania që ka fituar të drejtën për zbatuar projektin është i njëjti që është marrë me projektin e stadiumit “Olimpiko” në Pekin, ndërsa sot janë shfaqur edhe pamjet e para se si do të jetë shtëpia e “bluve” të Londrës pas rikonstruksionit.
3C0F56F100000578-4111332-image-m-2_1484175595008
“Stamford Bridge” do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendesh, do të jetë ultra modern dhe me stil arkitekturor të veçantë. Kostoja e rikonstruksionit të stadiumit të skuadrës londineze kap shifrat e 500 milionë stërlinave, raporton “The Sun”.

Kohët e fundit çdo gjë po shkon në mënyrë përfekte për “blutë e londrës”. Pas një viti të mbyllur jo ashtu siç duhet, ata janë kthyer të udhëheqin “Premier Ligën”me Antonio Conten në krye. Tashmë si për të festuar këtë fakt, vjen edhe ky lajm që do t’i gëzojë pa masë tifozët e Çelsit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb