Pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka ardhur reagimi nga Ministria e Jashtme greke.

Athina bëri thirrje që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë tani një deklaratë zyrtare ne lidhje me ngjarjet e sotme në Shqipëri ku thuhet: “Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: