Njërëzit të cilët përdorin më shumë ‘emoji’ në komunikimin e tyre virtual, kanë një jetë seksuale shumë më aktive. Ky rezultat vjen pas një studimi të ekspertëve, të cilët dolën në rezultatet se 54% e përdoruesve të ‘emoji’ kanë berë më shumë seks se pjesa tjetër. Gjithashtu ata kanë thënë se 40% e atyre që përdorin më shumë se një figurë të emoji në një tekst mesazhi, mendojnë më shumë se të tjerët rreth seksit.

Dr. Helen Fisher, një biologe­antropologe ka thënë se personat që përdorin emoji duan të shprehin shumë nga personaliteti i tyre në mesazhe, shkruan “The Sun”. “Tani kemi një mënyrë teknologjike për të shprehur emocionet tona, pa qenë nevoja të përdorim zërin…Kemi vërtetuar që 62% e përdoruesve të emoji kanë dëshirë të martohen, në krahasim me pjesën tjetër që nuk i përdorin”, është shprehur ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: