Ciro Immobile nuk do të jetë më lojtar i Italisë. Sipas La Republicca, sulmuesi ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Shkak për të arritur deri në këtë pikë janë bërë kritikat e shumta drejtuar atij pas eliminimit të papritur të Axurrëve në Play off të Botërorit të Katarit.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini do të përpiqet që të mbajë në Përfaqësuese lojtarin e Lazios, por ky mision duket i vështirë, në kufinjtë e të pamundurës.

E2
E2

Ciro ka veshur bluzën blu për 55 ndeshje, ku ka shënuar 15 gola. Gjithashtu, ka qenë pjesë e të rinjve 21 vjeçar dhe 20 vjeçar. Italia tashmë duhet të kërkojë për një sulmues tjetër, të aftë për të zëvëndësuar bomberin në largim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb