Ish- ministri i PD, Tritan Shehu në 552- vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndereut, e ka cilësua atë jo vetëm si një prijës ushtarak, princ, burrë shteti, diplomat dhe organizator pro dhe si një vizionar të madh me fytyrë nga Perëndimi.

Po ashtu Shehu shton se lufta që kombi shqiptar realizoi me Skënderbeun dhe flamurin Kuq e Zi ishte jo vetëm e para e madhe për liri, por dhe për origjinën, vlerat, përkatësinë si europiane dhe perëndimore.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, strategu i madh i lirise e perkatesise sone Perendimore.

Ai nuk ka qene thjesht nje prinjes ushtarak, as nje princ qe luftonte vetem per lirine e vendit te tij duke perbuzur edhe vasalitetin, as vetem nje burre shteti, diplomat e organizator.

Ne fakt ai ka qene shume me teper, ai ishte edhe nje vizionar i madh me fytyre nga Perendimi, qe me te gjithe forcen mendore, morale, fizike, edhe me shpaten e tij te forte, luftoi qe ne te jetojme te lire aty se bashku, ne familjen ku kemi rrenjet tona, ne Europe.

Eshte lufta e pare e madhe, qe nen Gjergjin e Flamurin Kuq e Zi, realizoi kombi shqiptar jo vetem per liri, por dhe per origjinen, vlerat, perkatesine e tij si europiane e perendimore.

Ashtu si me pas nder shekuj shtypje, dhune, presioni per te humbur identitetin tone, shqiptaret arriten te ruajne si simbolin me te cmuar ate Flamur, ashtu dhe betejat e Gjergjit, perpjekjet e tij ciklopike perballe nje invazori mizor, u bene e jane akoma nje mesazh i qarte i identitetit, dinjitetit tone, qe si nje fill i ndritshem vazhdon te na tregoje rrugen e se ardhmes, bazuar ne vizionin e Tij, pa humbur aspak aktualitetin dhe ne vitet qe po jetojme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb